Presheva nesër formon qeverisjen lokale
Lokale

Presheva nesër formon qeverisjen lokale

05.Jun.2012 10:52
0
Të mërkurën do të ulen në ulëset e tyre 38 këshilltarët e zgjedhur të KK të Preshevës, për të formuar qeverisjen e re lokale. “Shumicën në kuvend e përbëjnë 22 këshilltarë nga 38 gjithsejtë. Në të janë 17 këshilltarë të PDSH-së, tre nga grupa e qytetarëve “Ramiz Latifi”dhe dy nga Bashkimi Demokratik i Luginës”, tha kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa. Në seancën e nesërme për kryetarë të Kuvendit Komunal do të propozohet Ramiz Latifi nga grupi qytetar, ndërsa për nënkryetar Avni Nuhiji nga Partia Demokratike Shqiptare dhe Muhamet Mustafa nga Bashkimi Demokratik i Luginës. Për sekretar  të KK të Preshevës do të propozohet Naser Pajaziti i cili ishte në këtë funksion edhe katër vitet e kaluara. Kryetari i komunës së Preshevës dhe këshillit komunal do të zgjidhet në seancën e parë të ardhshme të parlamentit lokal./Titulli.com/
Jonuzi apo Stojança ?
Qendra e Bujanocit bëhet me “liqe” (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration