Presheva me vetëdije të ulët për mbrojtjen e ambientit
Lokale

Presheva me vetëdije të ulët për mbrojtjen e ambientit

12.Jun.2012 09:21
0
Në qytetin e Preshevës është shënuar Dita ndërkombëtare e Ambientit përmes një aksioni për pastrimin e ambientit në qytetin e Preshevë, raporton tvp. Në aksion, kanë marrë pjesë, punëtorët e administratës komunale, nxënësit e shkollave të mesme dhe fillore , organizata joqeveritare “Green World” dhe organizatat tjera punuese. Me këtë rast është bërë  pastrimi i hapësirave publike në qytetin e Preshevës dhe në tërë territorin e komunës. Nga ora 9, deri në ora 11:30, janë pastruar të gjitha hapësirat përreth rrugëve dhe oborret e institucioneve. Po ashtu është bërë edhe grumbullimi i mbeturinave, nëpër fshatra të komunës së Preshevës posaçërisht aty ku është më e shprehur kjo dukuri. Sipas koordinatorit pranë administratës komunale në Preshevë Fadil Azizi gjithsejtë janë pastruar 20 lokacione ndërsa në aksion kanë marrë pjesë mbi 400 vullnetarë. Selami Bektashi, kryetar I OJQ “Green World”, nga Presheva tha se vetëdijesimi i qytetarëve ende është në nivel të ultë pasi mbeturina mund të gjesh në çdo vendbanim të komunës sonë. Sipas tij qytetarët tanë janë shumë të kujdesshëm në ruajtjen e ambientit në shtëpi  por jo edhe jashtë tyre. Komuna e Preshevës, mbetet një lokalitet i deponive të egra dhe vetëdijes së ulët të qytetarëve për mbrojtjen e ambientit  dhe mjedisit ku jetojnë./Titulli.com/  
Bujanoci uron për zgjedhjen e Presidentit
Nagip Arifi, zyrtarisht kryetar i komunës së Bujanocit (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration