Lokale
Presheva i “burgos” qentë, Bujanoci i lenë me shëtitë
[caption id="attachment_44606" align="aligncenter" width="614"] Kapja e qenve para ndërtesës së administratës Komunale në Preshevë[/caption]
Qentë endacak nuk kanë vend më në Preshevë, ata tani do të dërgohen në azilin e qenve në Vranjë.
Inspekcioni Komunal i Preshevës në bashkëpunim me kompanin e kontraktuar “Komrad” nga Vranja ka filluar të grumbullojë qentë endacak të cilët më pas do të dërgohen në azilin e qenve në qytetin e Vranjës.
Inspektori Shenasi Aliu ka apeluar të të gjithë qytetarët të cilët hasin në qentë endacak ta lajmërojnë këtë institucion i cili më pas do të dalë në vendin e ngjarjes dhe do të kapë këta qenë, raportoi TV Presheva.
Ky aksion i ndërmarrë do të vazhdojë deri sa nuk do të ketë qenë të cilët po paraqesin rrezik për qytetarët.
[caption id="attachment_38495" align="aligncenter" width="576"] Qentë endacak duek pushuar në sheshin e Bujanocit[/caption]
Për dallim nga Presheva, Bujanoci edhe pse ka investuar 3.2 milionë dinarë për azilin e qenve, ende po i lenë qentë të shëtisin më lirë se qytetarët.
Shefi i Departamentit të Ekonomisë dhe Financave në Komunën e Bujanocit, Aca Antiq, para dy muajve pat thënë se azili për qenë është ndërtuar, ndërsa tani në buxhet nuk ka para për kujdesin e kësaj qendre.
“Është e vërtetë që dy vite nuk është financuar azili për qentë. Unë shpresoj që tani, duke marrë parasysh që rebalanci i buxhetit ende nuk është pranuar, do të gjejmë se paku mjetet minimale për këtë qëllim”, pat theksuar Antiq.
Në Bujanoc deri më sot asnjë qenë endacak nuk është larguar, përveç që janë shtuar.
Qytetarët duhet të kenë kujdes pasi që qentë endacak të “Bujanocit” dinë të jenë shumë të rrezikshëm në këtë mot të ftohtë nga uria që kanë dhe sigurimin e vështirë i ushqimit, andaj ju mund të jeni një viktimë e tyre, një copë e freskët mishi./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!