Lokale
Presheva fiton me shkollën e mesme, Bujanoci me atë fillore
[caption id="attachment_41289" align="alignleft" width="320"] Pikturat e ekspozuara në Shtëpinë e Kulturës "Abdulla Krashnica" në Preshevë[/caption]
U përmbyllë ekspozita e nxënësve të Bujanocit dhe Preshevës me ndarjen e çmimeve në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, në Preshevë
Këshilli Kombëtar Shqiptar ka organizuar ekspozitë ku pjesëmarrës me punimet e tyre ishin nxënësit e shkollave fillore dhe ata të shkollave të mesme të Luginës së Preshevës
Në këtë ekspozitë janë ndarë shpërblime për fituesit. Nxënësit fitues nga shkollat e mesme janë: Puhiza Hyseni – gjimnazi “Skënderbeu” në Preshevë-vendi i parë, dhe Vanesa Ramadani nga shkolla e mesme “Sezai Surroi” në Bujanoc-vendi i dyte.
Nxënësit fitues të shkollave fillore janë: Lisina Dulaj nga sh.f.”Naim Frashëri” në Bujanoc-vendi i parë, Fatime Shabani nga sh.f. “Abdulla Krashnica” Miratoc-vendi i dytë, Edon Fazliu nga sh.f. Prof.”Ibrahim Kelmendi”-Preshevë-vendi i tretë.
[caption id="attachment_41291" align="alignright" width="320"] Kryetari i KKSH-së Galip Beqiri gjatë hapjes së ekspozitës[/caption]
Ndërkaq u ndanë edhe dy shpërblime për nxënësen Shkurte Mehmedaliu nga sh.f. “Muharrem Kadriu” në Tërnoc dhe për Arta Veselin nga shkolla fillore “Desanka Maksimoviq” në Bilaç.
Punimet e paraqitura në ekspozitë u vlerësuan nga komisioni i cili përbëhej nga profesorët: Shezai Sahiti, Xhevdet Dula, Seude Selimi, Zija Amidi, Avni Zairi, Imran Shabani dhe Musa Gjymshiti.
Hapjen e kësaj ekspozite ishte bërë nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri i cili i falënderoi të pranishmit dhe shprehu brengën e mos pjesëmarrjes së disa shkollave në këtë ekspozitë.
Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve vuri theksin në kontributin që japin arsimtarët shqiptarë në çdo shkollë të vendit, ndërkaq, nxënësit i përgëzoi për punën e bërë dhe i dëshiroi suksese të mëtutjeshme.
Sipas Beqirit, KKSH do të vazhdoj me aktivitete të tjera për nderë të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Fituesja e çmimit të parë nga shkollat e mesme Puhiza Hyseni shprehet e kënaqur me këtë çmim dhe thotë se do të vazhdoj edhe më tutje të vizatoj e pikturoj që të merr pjesë në gara të ndryshme.
Zijah Amidi anëtar i komisionit për vlerësimin e punimeve më të mira është ndarë i kënaqur nga ky organizim si dhe me vizatimet dhe pikturat që kanë paraqitur këta nxënës të shkollave fillore dhe të mesme.
Punimet më të mira të shkollave fillore dhe të shkollave të mesme do të dërgohen në Ministrinë e Kulturës në Tiranë./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!