Lokale
Presheva e Sanxhaku bashkojnë forcat
Zyrtarët e Bashkësisë Demokratike Boshnjake (BDZ) dhe ata të Bashkimit Demokratik të Shqiptarëve për Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, janë takuar në Novi Pazar me ç’rast kanë diskutuar për zgjidhjen e problemeve të pakicave boshnjake dhe shqiptare në Serbi.
Zëvendëskryetari i partisë boshnjake, Admir Muratovicç, e priti në Novi Pazar delegacionin shqiptar të kryesuar nga Rahmi Zylfiu.
"Ne kemi analizuar situatën politike në Sanxhak dhe në Luginën e Preshevës gjatë takimit me udhëheqësit shqiptarë”, ka deklaruar Muratovic, transmeton Kosovapress. “Ne jemi pajtuar që populli boshnjak dhe shqiptar të bashkohen të përballen me sfidat dhe problemet që i kanë të njëjta"./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!