Preshevë, zbulohen xhinse në kulmin e trenit (Foto)
Në një aksion të përbashkët të doganierëve dhe policisë, të enjten më 8 janar, në stacionin hekurudhorë të Preshevës, është parandaluar përpjekja për kontrabandimin të rreth 200 palë xhinseve dhe 20 fanella për femra.Gjithsejtë 198 palë xhinse të markës “Big Ben” dhe 20 fanella për femra, janë zbuluar gjatë kontrollit të detajuar në trenin që qarkullonte në linjën e rregullt Beograd – Shkup, njofton Dogana e Serbisë, transmeton Titulli.
Xhinset, të prodhuara në Novi Pazar, doganierët i kanë zbuluar pasi që kanë hequr ndarjen në mes të kulmit të trenit dhe brendësisë ku gjendej gardëroba e fshehur.
Pasi që nuk dihet se kush është pronari i mallit të gjetur, është nisur procedurë ligjore ndaj personit të panjohur, përderisa gardëroba përkohësisht është konfiskuar. /Titulli.com/