Prapaskenat: Përçarja, incidenti e salla pa flamuj (foto)
Lokale

Prapaskenat: Përçarja, incidenti e salla pa flamuj (foto)

11.Nov.2014 23:06
0
Vizita e së martës e kryeministrit Edi Rama në Preshevë nxori edhe njëherë në shesh ndarjet në mes të liderëve shqiptarë të Luginës. Gjithashtu, gjatë kësaj vizite u shënua edhe një incident për të cilin u morën masat e menjëherëshme.

Liderët shqiptarë të Luginës edhe në ditën historike të këtij rajoni, para kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dolën të përçarë.

Para pritjes e deri në mbyllje të vizitës së Ramës, u vërejt se politikanët e Luginës së Preshevës ishin të ndarë, ashtu siç janë një kohë të gjatë. As vizita e parë e një kryeministri shqiptarë nuk arriti t’i bashkojë!

Pesë liderët e subjekteve politike të Luginës dhe atyre institucionale: Ragmi Mustafa, Nagip Arifi, Jonuz Musliu, Skender Destani e Ramiz Latifi, ishin blloku i cili në tapetin e kuq priti kryeministrin shqiptar, sikurse në seancën e mbajtur në Kuvendin Komunal, ku kryeministri u shpall qytetarë nderi.

Liderët e tjerë, dy deputetët popullor Riza Halimi e Shaip Kamberi , kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Galip Beqiri, e Rahmi Zulfiu, po të pritnin thirrjen e nikoqirit, sot nuk do të ishin prezent as në Shtëpinë e Kulturës, ku Rama mbajti fjalimin e tij.

Titulli ka arrit të mësoj se deputetët dhe kryetari i KKSH-së Beqiri nuk ishin të ftuar në asnjë prej këtyre ngjarjeve, derisa pesë udhëheqësit mes vete kishin koordinuar pjesëmarrjen e tyre në pritjen e Edi Ramës.

Kryeministri, në fjalimin e tij në Preshevë kërkoi që faktori politik shqiptar të jetë unik për t’i adresuar problemet në vendin e duhur.

Pak para mbërritjes së kryeministrit Rama në Preshevë, njëri nga bilbordët ku qëndronte fotografia e zyrtarit shqiptar, u gjuajt me ngjyrë, pas së cilës intervenuan forcat e rendit. Po aq i shpejt ishte edhe intervenimi i shërbimit për mirëmbajtjen e bilbordëve, i cili për një kohë të shkurt rivendosi një bilbord të ri në vend të dëmtuarit.

Përveç këtij incidenti, portali informativ Titulli ka mësuar se në sallën e madhe në Shtëpinë e Kulturës “Abdulla Krashnica”, ku u mbajt fjalimi i z. Rama, personeli përgjegjës i këtij objekti për 24 orë nuk kishte qasje në këtë godinë.

“Forcat e sigurimit serb një ditë më parë na morën çelësat dhe na thanë se nuk do të kemi qasje deri pas përfundimit të vizitës së Ramës”, u shpreh burimi me anonimitet, i cili shton se në sallë nuk u lejua as dekorimi me simbole kombëtare.

Duhet theksuar se gjatë qëndrimit në Preshevë, kryeministri Edi Rama, përveç që sigurohej nga njësitë speciale serbe, pjesë e sigurimit të tij ishin edhe Forcat e Sigurimit të Republikës së Shqipërisë.

Masa të shumta të sigurisë u vërejtën pothuajse në çdo pjesë të Preshevës, ku pjesë të ndryshme të qytetit ishin të ndaluara për ngasjen e makinave, ashtu siç ishte edhe pjesa e autostradës nga Nishi e deri në kufi me Republikën e Maqedonisë.

Vlen theksuar se sigurimi ka penguar një pjesë të gazetarëve në kryerjen e detyrës së tyre, duke mos i lejuar që të përcjellin aktivitetet e parapara të vizitës së kryeministrit./Titulli.com/

Berisha: Beogradi nuk ka pranuar një vizitë timen në Preshevë
Tirana eksdranon në Beograd shqiptarin nga Presheva
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration