Prania e forcave serbe trysni për ta shpërngulur popullatën
Lokale

Prania e forcave serbe trysni për ta shpërngulur popullatën

18.May.2012 14:30
0
Drejtues të Shoqatës të të Shpërngulurve nga Kosova Lindore SHSHKL “Vatra”, kanë reaguar dhe e kanë quajtur të papranueshëm pranin e shtuar të forcave ushtarake dhe të xhandarmërisë serbe në fshatin Qarr, e që sipas tyre, për qëllim kanë përhapjen e frikës dhe shpërnguljen edhe të atyre pak banorëve që jetojnë aty.   Dihet botërisht se Malësia e Bujanocit është  rajon i cili në vitin 1999 është përballur me  dhunë dhe dëbim masiv nga regjimi serb.  Dhe nga shtatë fshatra të banuara me mbi 3000 banorë, mbeti e tëra e zbrazët dhe nën mëshirën e ushtrisë dhe policisë serbe. Pas një kohe një numër i vogël i banorëve janë kthyer në shtëpitë e tyre, ndërsa në fshatin Qarr janë kthyer 12 shtëpi. Sado që ky është numër simbolik i të kthyerve, edhe këta pak banorë nuk i lënë të qetë në shtëpitë dhe pronat e veta. Këto dite banoret  që  jetojnë në fshatin Qarr, kanë shfaqur shqetësimin e tyre  për shtimin e forcave ushtarake dhe të xhandarmërisë  Serbe.  Ata kanë njoftuar se   forca të shumta po qëndrojnë afër  shtëpive ditën dhe natën, duke I legjitimuar banorët dhe duke përhapur  frikë dhe panik tek ata. Këto lëvizje të reja të ushtrisë Serbe të cilat futen në lokalitete në orët e vona të mbrëmjes dhe qëndrojnë afër banoreve duke e vëzhguar çdo  lëvizje të tyre, duke kontrolluar shtëpitë e banorëve, kanë bërë që i gjithë fshati të largohet përkohësisht për t’u kthyer më vonë  E gjithë kjo trysni, po bëhet me qëllimin e vetëm që ti shpërngulin edhe këto pak familje të cilat po mbajnë sado pak  gjallëri në  Malësinë e Bujanocit. Edhe këtë herë i bëjmë thirrje faktorit politik dhe ushtarak ndërkombëtar  të bëjë presion të njëmendët te Serbia, që një herë e përgjithmonë të ndalë dhunën, frikësimin, panikun tek popullata, por edhe të mos jetë afër vendbanimeve. Njëkohësisht të bëjë  demilitarizimin e plotë të   zonën së Malësisë së Bujanocit, gjegjësisht të Kosovës lindore, thuhet në fundë të reagimit të Vatrës./Titulli.com/      
Gazetarët e së ardhmes
Xhandarmëria serbe rrethon Dobrosinin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration