Policia gjobit holandezin me "Porsche" në shpejtësinë 250 kilometra në orë në rrugën afër Bujanocit
Policët e Drejtorisë së Policisë së Komunikacionit, në magjistralen Vrajjë - Bujanoc me një përgjues kanë ndaluar një shtetas holandez dhe e kanë përjashtuar nga komunikacioni për veprën e vozitjes me dhunë, përcjellë Titulli.com.
Duke drejtuar mjetin tip “Porsche” në Korridorin 10, ai është ndaluar gjatë një rrugëtimi në kohë prej 246.8 kilometrash.
Gjykata për Kundërvajtje në Bujanoc e ka dënuar shtetasin holandez me gjobë prej 120.000 dinarë dhe masë mbrojtëse me ndalimin e drejtimit të automjetit në territorin e Republikës së Serbisë për nëntë muaj, thuhet në njoftimin e policisë.
Sipas këtij njoftimi vozitësi 45-vjeçar drejtonte një “Porsche Panamera” me shpejtësi 246.8 kilometra në orë, në një pjesë të rrugës ku shpejtësia e lejuar është 130 kilometra në orë, njofton MPB.
Gjatë fundjavës në zonën e Vrajës kanë ndodhur shtatë aksidente trafiku në të cilat tre persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë shtruar për trajtim në spitalin në Vrajë, ndërsa katër persona kanë mbetur të lënduar lehtë, njofton Policia e Vrajës.