Po rinisë punën fabrika në Medvegjë
Prodhimi në fabrikën e peletit „Jabllanica Eko“ mund të fillojë ndërmjet 1 dhe 15 marsit të këtij viti nëse arrihet të bëhet riparimi dhe zëvendësimi i pajisjeve ekzistuese me ato të reja, intervenim ky që kapë shumën prej rreth 25 mijë euro por me kusht që pajisjet të sigurohen në tregun vendor.
Ky konstatim ka dalur nga takimi i fundit ndërmjet kryetarit të komunës së Medvegjës Dragisha Petroviq me përfaqësuesve e firmës „Biogen“ e që për temë të bisedimeve ka pasur rinisjen e procesit të prodhimit në këtë fabrikë, raporton MePress.info.
Firma „Biogen“ është furnitore e fabrikës „Jabllanica Eko“ me pajisje.
Siç raporton Titulli, për dallim nga komuna e Medvegjës, ajo e Bujanocit dhe Preshevës ka kohë që kanë harruar se si "ndërtohen" fabrikat, edhe pse, sidomos drejtuesit e komunës së Bujanocit para se të vinin në pushtet, premtuan një fabrikë në Dobrosin e punësim të mijëra qytetarëve. /Titulli.com/