Plani franko-gjerman, Kurti e diskuton me përfaqësuesit shqiptarë dhe boshnjak në Serbi
Lokale

Plani franko-gjerman, Kurti e diskuton me përfaqësuesit shqiptarë dhe boshnjak në Serbi

04.Feb.2023 20:26
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka diskutuar me përfaqësuesit e shqiptarëve dhe boshnjakëve në Kuvendin e Serbisë, propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin.

Deputeti shqiptar, Shaip Kamberi, kryetari i partisë SDA Sanxhak, Sulejman Ugljanin, dhe dy deputetët tjerë boshnjakë: Enis Imamoviq dhe Sellma Kuçeviq, u pritën këtë të shtunë nga Kurti në Prishtinë.

I pranishëm në takim ishte dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ardita Sinani.

Në një njoftim për media, Zyra e Kryeministrit ka thënë se “komunitetet e ndryshme pa dallim duhet të trajtohen në kuadër të principeve universale e në harmoni të plotë me standardet e Bashkimit Evropian” dhe se të drejtat e komuniteteve joshumicë në Kosovë dhe Serbi, pasqyrojnë “demokracinë dhe zhvillimin tonë si shoqëri”.

Katër zyrtarët kanë thënë se janë të pakënaqur me statusin e shqiptarëve dhe boshnjakëve në përgjithësi në Serbi, por kanë theksuar situatën në komunat e Novi Pazarit, Tutinit e Sjenicës në Sanxhak si dhe të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit në Luginë.

“Ata kërkuan reciprocitet të të drejtave me serbët në Republikën e Kosovës”, është thënë në komunikatë.

Kamberi në parlamentin e Serbisë foli rreth marrëveshjes Kosovë-Serbi (video)
Përditësimi i madh vjetor i Windows 11: Pesë funksionalitete të reja që duhet të provoni
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration