Lokale
Përmendorja e UÇPMB-së te varret ose në oborr xhamie!
Varrezat e dëshmorëve apo oborri i ndonjë xhamie janë vendet të cilat përfaqësuesit e Qeverisë së Serbisë i kanë rekomanduar lidershipit shqiptar në Luginë që ta vendosin shtatoren me emrat e 27 dëshmorëve shqiptarë të ish-UÇPMB-së.
Sipas gazetes Koha Ditore ,këtë propozim zyrtarët e qeverisë serbe e kanë dhënë të enjten gjatë takimi që patën me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës si dhe me sekretarët e Ambasadave të SHBA-së në Beograd, të Britanisë së Madhe dhe me përfaqësuesit e BE-së, si dhe ata të OSBE-së.
Propozimet e dhëna në takimin e mbajtur në Bujanoc dhe që ka zgjatur më shumë se tre orë, janë vlerësuar të papranueshme nga përfaqësuesit shqiptar. /Titulli.com/
_____________________________________________________________________________________________
http://youtu.be/hOcdxrmw904
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!