Përkujtohen dëshmorët e Luginës
Lokale

Përkujtohen dëshmorët e Luginës

15.May.2012 00:10
0
Për nder të 11 vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, në Gurishte të Rahovicës komuna e Preshevës,  u mbajt manifestim kushtuar dëshmorëve të UCPMB-së, raporton TV "Presheva". Të pranishëm në këtë manifestim përpos familjarëve të dëshmorëve, ishin edhe qytetarë të komunës së Preshevës, invalidë, veteranë të luftës, udhëheqës të pushtetit lokal. Manifestimi i sotëm u hap me intonimin e himnit kombëtar nga nxënësit e Sh.F. Selami Hallaci në Rahovicë dhe me nderimin me një minut heshtje për dëshmorët e rënë për liri. Më pas u lexua biografia e Dëshmorëve të rënë në luftën e UCPMB-së. Kryetari i Bashkësisë Lokale të Rahovicë Fadil Azizi, i cili përshëndeti të pranishmit për prezencën e tyre në këtë manifestim, duke i porositur qytetarët që mos ti harrojmë dëshmorët pasi ata dhanë më të shtrenjtën e tyre, jetën për lirinë tonë. Manifestimin e përshëndeti edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa i cili para të pranishmëve tha se para 11 viteve disa ditë me radhë Rahovica ishte e lirë, dhe kjo do të mbetet një histori, dhe kjo histori do të kujtohet gjithmonë me 14 maj. Në pjesën kulturo-artistie, anëtarët e shoqërisë kulturo artistike Presheva Jehonë u paraqitën me këngë e valle popullore, si dhe nxënësit e gjimnazit dhe shkollës fillore u paraqitën me recitime. Në kuadër të këtij manifestimi sot u mbajt edhe finalja e turnirit në futboll të vogël mes ekipit të Rahovicës dhe Raincës ku fitues doli ekipi i Rahovicës me rezultat 3 me 2. Ndërkaq në fund të programit u shpalos pllaka përkujtimore ku parashihet të ndërtohet monumenti i cili do të ngritet per ti kujtuar dëshmorët e kombit./Titulli.com
Ngadalësohet qarkullimi në Konçul (video)
Dokumentar: Ekspansioni serb në trevat shqiptare, 1804-1913 (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration