Përfaqësues politik nga Bujanoci e Presheva prezantojnë në dokumentarin "Shpëtimtari i Kosovës“ në New York
Përfaqësues politik e institucional nga Bujanoci e Presheva morën pjesë në promovimin e dokumentarit "Shpëtimtari i Kosovës“, nga regjisori Hysen Zeqaj i cili u shfaqë në Bronx, Nju Jork.
Ky dokumentar i kushotohet ish-kongresistit dhe themeluesit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, Joe DioGuardit dhe angazhimit të tij.
Të pranishëm ishin Faton Bislimi nga gjilani, kryetari i Bujanocit, Nagip Arifi, deputeti populor Shaip Kamberi dhe dy këshilltarët e Qeverisë së Kosovës, Ardita Sinani dhe Ragmi Mustafi.