PDSH fitues i seancës së jashtëzakonshme në Preshevë, Sami Salihu humbës në tavolinë?
Mbledhja e jashtëzakonshme e kuvendit komunal të komunës së Preshevës e mbajtur ditën e enjte (27 gusht) nuk shkoi ashtu si u planifikua nga disa parti opozitare shqiptare por dikush nga to ka dalë fitimtare e këtij procesi të përgatitur, shkrua Titulli.com.
Pika më e rëndësishme sipas paralajmërimeve të iniciuesve të kësaj seance ishte shkarkimi i kryetarit të komunës së Preshevës, proces që dështoni në votimin e fshehtë duke votuar pro shkarkimit 19, kundër 3 dhe 2 vota të pavlefshme (1 prej tyre do të dërgohet në gjykatën administrative për verifikim të vlevshmërisë).
Në bazë të marrëveshjes paraprake të partive PVD, PDSH dhe LR-PDSH për të krijuar një shumicë të re qeverisëse lokale në komunën e Preshevës ishte planifikuar zgjedhja e Sami Salihut në krye të komunës pas dorëheqjes së tij nga posti I kryetarit të kuvendit komunal.
Seanca pas një pune maratonike arriti të emëroj vetëm 2 pozita të kuadrit të PDSH-së atë të kryetarit dhe zëvendësit të kuvendit komunal të komunës së Preshevës.
Sipas asaj që u miratua në seancën e jashtëzakonshme, fitimtarë doli vetëm PDSH që arriti të largojë nga pozita udhëheqëse e kuvendit komunal Sami Salihun.
Vet Sami Salihu pas dështimit të procesit të shkarkimit të kryetarit të komunës së Preshevës, theksoi se çdo marrëveshje paraprake le të mbetet në ndërgjegjen e partnerëve të koalicionit.
Pas dështimit të shkarkimit të kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi janë interpretuar ligje të ndryshme se ky proces nuk mundë të përsëritet brenda 6 muajve por se zgjedhjet e rregullta lokale duhet të mbahen në vit 2021.
Situata aktuale politike në komunën mbetet e brishtë në këtë gjendje pandemie duke u bërë përpjekje të vazhdueshme për akuza të ndërsjella e jo duke u përqendruar mjaftueshëm në interesin publik të qytetarëve./Titulli.com/