PD-Samolicë: Hapësira e vogël për tubimet tona (video)
Lokale

PD-Samolicë: Hapësira e vogël për tubimet tona (video)

01.May.2012 01:41
0
Partia Demokratike të hënën (30 Prill ‘12) zhvilloi tubimin në fshatin Samolicë të komunës së Bujanocit i cili njëherit ishte tubimi i parafundit i PD-së në fushatën parazgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 6 maj në komunën e Bujanocit. Sikurse tubimet tjera të këtij subjekti politikë shqiptarë, karakteristikë ishte dalja në masë të madhe e njerëzve të këtij vendbanimi për pritjen e kryetarit të PD-së Nagip Arifit. Hapësira më e madhe që ekzistonte në kuadër të shkollës fillore të këtij vendbanimi ishte e vogël për të akomoduar qytetarët që ishin prezent. I pari që u paraqitë para kësaj mase ishte kryetari i nëndegës së PD-së në Samolicë, Fejzi Beqiri, i cili shprehu mirënjohjen për investimet që ka bërë Arifi në këtë fshatë gjatë periudhës që drejtoi komunën e Bujanocit. “Kjo është shpresa jonë, ky është besimi ynë, dhe me këtë besim do të kthehemi në Bujanoc për  të festuar këtë fitore të madhe”, tha mes tjerash Fejzi Beqiri. Veprimtari dhe profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Begzad Abdullahu tha se që nga themelimi i Partisë Demokratike qytetarët e Samolicës përqafuan idenë e themelimit të kësaj partie me gjithë zemër. “Ideja e themelimit të kësaj partie u përqafua për arsyen se në krye të saj ndodhet njeriu dhe vizionari i cili është treguar me vepra, njeriu që ka lënë pas vetes vepra konkrete dhe objektive të cilat edhe sot i njohim dhe i dimë pa i përmendur fare”, u shpreh Begzad Abdullahu. Në këtë tubim u paraqitë edhe këshilltarja e mundshme në kuvendin komunal Flora Hyda si dhe Samet Latifi. Kwshilltari Samet Latifi bëri një krahasim të projekteve që u realizuan në këtë vendbanim këto katër vitet e fundit me ato gjatë vitit 2002-2008, kur Nagip Arifi drejtonte komunën e Bujanocit. “Qytetarë të Samolicës ju sot dëshmuat se jeni me PD-në”, kështu tha para masës së madhe kryetari i subjektit më të ri shqiptarë në Bujanoc Nagip Arifi. Ai shoti se “nuk kamë ardhur në këtë vendbanim për ti numëruar projektet e realizuara dhe as për ti sulmuar rivalët siç po bëjnë ata çdo ditë, pasi ata i kemi vëllezër” . Arifi vazhdoi duke iu drejtuar rivalëve, që të mos kenë frikë pasi shqiptarët prapë do të fitojnë në Bujanoc. Partia Demokratike tubimin përmbyllës do ta mbajë të mërkurën (02 Maj ’12) në sallën e sportit “Rinia”në Bujanoc me fillim nga ora 18h, ku përveç prezantimit të programit të PD-së, do të ketë edhe një program muzikorë me grupin e mirënjohur  NRG Bend dhe këngëtaren Violetë Kukaj /Titulli.com/ Program i paguar parazgjedhor http://youtu.be/tUogVmS3sCY http://youtu.be/aQJZ8QPDp3M http://youtu.be/V4KepCWjKx8 http://youtu.be/BKZU7HwK7Jw http://youtu.be/D6TseyUkzQ4 http://youtu.be/akAvPs3SVac
Kush e pengoi tubimin e LKSH-së në Zhunicë ?
Shkolla me oborr modern (foto & video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration