
PD filloi grumbullimin e nënshkrimeve për elektorë për zgjedhjet në Këshillin Kombëtar Shqiptar
Partia Demokratike ka filluar grumbullimin e nënshkrimeve për zgjedhjen e elektorëve të vlefshme për zgjedhjet në Këshillin Kombëtar Shqiptar.
"Filluam me grumbullimin e nënshkrimeve. Deri ora 18:00 sot jemi këtu. Vazhdojmë edhe ditëve tjera", ka shkruar Sali Salihu.
Sipas njoftimit të PD-së të gjithë përkrahësit e Partisë Demokratike me të drejtë vote, mund që nga nesër t'i përkrahin elektorët duke dhënë nënshkrim në zyrën e PD-së në Bujanoc.