PD: Biseda intensive për të zgjeruar koalicionin qeverisës në Bujanoc
Lokale

PD: Biseda intensive për të zgjeruar koalicionin qeverisës në Bujanoc

25.Jun.2012 09:53
0
Partia Demokratike në Bujanoc vazhdon bisedimet për zgjerimin e koalicionit me disa nga partitë shqiptare, edhe pse e ka të siguruar shumicën në kuvendin komunal të Bujanocit. Sipas burimeve mirë të informuara të Titullit, Partia Demokratike është duke zhvilluar biseda intensive me 2 subjekte politike shqiptare me qëllim të arritjes së ndonjë marrëveshje për qeverisje të përbashkët dhe zgjerim të koalicionit. Pushteti lokal i Bujanocit ka filluar të konstituoj organet komunale legjitime të cilat përbëhen nga Partia Demokratike dhe partnerët tjerë të koalicionit nga radhët e partive serbe. Portali Titulli ka kontaktuar Nexhat Behlulin, udhëheqës i  shërbimit për Informim të Partisë Demokratike  i cili deklaroi se bisedimet për zgjerim të koalicionit janë duke vazhduar. “Është e vërtet se kreu i Partisë Demokratike këtyre ditëve përmes formave të ndryshme po bisedon edhe me 2 subjekte politike shqiptare për zgjerimin e koalicionit tè mundshëm, edhe pse  kemi shumicën në asamblenë komunale”, tha Behluli. Sipas tij, Partia Demokratike edhe më herët ka deklaruar se subjektet politike shqiptare munden t’i bashkëngjiten pushteti aktual për të qeverisur në të mirën e qytetarëve të komunës së Bujanocit. Behluli shtoi se bisedat janë në fazën e ofertës dhe kërkesës, ndërsa ditëvë në vijim pritet që ato  të intensifikohen dhe të rezultojnë me sukses e marrëveshje konkrete. “Opinioni duhet ta dij se po bisedohet për futjen e partive tjera shqiptare në bashkëqeverisje të pushtetit lokal të Bujanocit dhe se për rezultatet konkrete opinioni do të jetè i informuar me kohë”, përfundoi Nexhat Behluli. Titulli gjithashtu ka kontaktuar edhe disa nga partitë opozitare shqiptare në Bujanoc të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë se bisedat më Partinë Demokratike janë duke vazhduar me presion të kryesisë së partive të cilët po përpiqen që të kontribuojnë për qeverisje të qëndrueshme dhe efikase./Titulli.com/
Në Medvegjë votuan mbi 5000 mijë qytetarë
Në Medvegjë po mbahen zgjedhjet lokale (foto)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration