PD bën zyrtare vendimin për pjesëmarrje në zgjedhje
Partia Demokratike (PD) në mbledhjen e Kryesisë të mbajtur sot ka votuar pro pjesëmarrjes në zgjedhje për Këshillë Kombëtar Shqiptar.
Në mbledhjen e mbajtur të Kryesisë së PD-së në sallën e vogël të shtëpisë së kulturës “Vuk Karaxhiq” në Bujanoc unanimisht u morë vendim për të marrë pjesë në zgjedhje për pakicat kombëtare.
Zyrtarizimi i vendimit te PD-së vije pas dy subjekteve tjera me seli në Preshevë, Partisë Demokratike Shqiptare dhe Bashkimit Demokratik të Luginës, të cilat vendosën për pjesëmarrje.
Zyrtarizim të qëndrimeve pro pjesëmarrjes në këtë proces zgjedhor, ditëve në vijim pritet ta bëjnë edhe shumica e subjekteve politike shqiptare të Luginës./Titulli.com/