Partitë shqiptare në kërkim të koalicionit për Këshillin Kombëtar Shqiptar (video)
Lokale

Partitë shqiptare në kërkim të koalicionit për Këshillin Kombëtar Shqiptar (video)

02.Jan.2023 08:24
0

Partitë shqiptare në Luginën e Preshevës, kanë afat deri më 15 janar për të gjetur kompromis për kryetarin e kryesinë e re të Këshillit Kombëtar Shqiptar, pas zgjedhjeve që u mbajtën më 13 nëntor. 

Ish-kryetari i këtij organi, Ragmi Mustafa që fitoi 5 nga 15 mandate është optimist se do bëjë ndonjë koalicion, njofton Klankosova.tv. 

Të hapur për bisedime janë edhe Partia Demokratike me dy mandate që janë pro një koalicioni më të gjerë. E dikush që njeh zhvillimet atje thotë se këtë çështje meriton vëmendje edhe të institucioneve në Prishtinë e Tiranë.

E Shqiprim Arifi nga Alternativa për Ndryshim që po ashtu ka 5 mandate tha se do bisedojë në vijim me partitë më të vogla për të parë mundësitë e bashkëpunimit.

Ngjarjet kryesore që shënuan vitin 2022 (video)
Suedia si kryesuese e BE-së do ta ketë prioritet edhe Ballkanin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration