Partia e Çedës kërkon heqjen e taksave për shqiptarët
Lokale

Partia e Çedës kërkon heqjen e taksave për shqiptarët

25.Nov.2012 10:35
0
Partia Liberal Demokrate (PLD) e Çedomir Jovanoviqit që ka degën e saj në Preshevë i është bashkuar aksionit të Qendrës Shqiptare për Punësim (QSHP) për mbledhjen e nënshkrimeve për peticionin për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve që hynë nga Lugina në Serbi. Sipas anëtarit të Këshillit të Partisë Liberale Demokrate në Preshevë, Afrim Sylejmanit, me këtë aksion është mbështetur Qendra Shqiptare për Punësim. “Ky aktivitet i QSHP është në dobi të qytetarëve andaj edhe ne si PLD e kemi përkrahur duke ditur se është në favor të qytetarëve, pa marrë parasysh se cili subjekt apo organizatë ka marrë iniciativën”, ka thënë Sylejmani duke falënderuar Driton Ajetin-drejtor i Qendrës Shqiptare për Punësim për idenë që ka dhënë, raporton Titulli. Interesimi i qytetarëve shqiptarë për këtë peticion për heqjen e taksës së sigurimit të automjeteve për të hyrë në Kosovë është shumë i lartë dhe pritet që të përfundojë sot. Të hënën, më 26 nëntor, peticioni do ti dërgohet Qeverisë së Kosovës, Parlamentit të Kosovës, Presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga, Ministrit për Punë të Brendshme Bajram Rexhepit, KLDMNJ-së, si dhe Ambasadave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Britanisë së Madhe, Zvicrës, Gjermanisë, Francës, si dhe përfaqësisë së Eulexit në Kosovë./Titulli.com/ [caption id="attachment_42712" align="aligncenter" width="640"] Qytetarët e Komunës së Preshevës duke përkrahur me nënshkrime peticionin[/caption] [caption id="attachment_42713" align="aligncenter" width="640"] Qytetarët e Komunës së Preshevës duke përkrahur me nënshkrime peticionin[/caption] [caption id="attachment_42714" align="aligncenter" width="640"] Qytetarët e Komunës së Preshevës duke përkrahur me nënshkrime peticionin[/caption]  
Komandant Lleshi “zbret në Muze”, në mes të Tërnocit (foto & video)
100 vjetori i shtetit Shqiptar dhe piktura nga Lugina (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration