Organizata nga Novi Pazari me projekt edhe në Luginë, të rinjtë më aktiv në këshillat nacionale
Organizata joqeveritare “Urban In“, nga Novi Pazari realizon projektin i cili quhet „Të rinjtë aktiv për këshilla nacionale aktive“.
Qëllimi i këtij projektit është rritja e pjesëmarrjes së rinjve në punën e këshillave kombëtare të pakicave, ndikimi i tyre në marrjen e vendimeve për arsye të rritjes së nivelit dhe kualitetit realizimit të drejtave të pakicave dhe integrimin e tyre në shoqërinë serbe. Projektin e financon UE-ja, ndërsa ai do të realizohet në territorin e Sanxhakut, në komunat Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, Vojvodinë dhe Beograd.
Aktivitetet e projektit janë të ndara në tri grupe. Në grupin e parë janë takimet me pjesëmarrësit e projektit dhe pjesëtarët e këshillave nacional të shqiptarëve, boshnjakëve, hungarezëve, romëve dhe kroatëve, formimi i koalicioneve organizatave të shoqërisë civile, konferencat për gazetarë dhe TV emisionet.
Sipas organizatorëve grupi i dytë përfshin aktivitetet e promovimit të punës së këshillave nacional të shqiptarëve, boshnjakëve, hungarezëve, romëve dhe kroatëve, publikimi i shtojcave mujore në gjuhët e pakicave kombëtare në gazetat ditore dhe promovimi i listave jo partiake të pakicave kombëtare.
Grupi i tretë i aktiviteteve bazohet në përmirësimin e komunikimit dhe bashkëpunimit të pesë këshillave nacionale. Grupi i katërt përfshin aktivitetet lidhur me përcjelljen e kampanjës parazgjedhore dhe zgjedhjeve për këshilla nacional të cilat mbahen këtë vit.
Fokus grup për këtë projekt janë të rinjtë aktiv në zyrat për të rinj dhe organizatat e grupet e të rinjve, përfaqësuesit e këshillave nacionale, qeverisjet lokale dhe institucionet tjera relevante në bashkësitë në të cilat projekti realizohet.
Partner i „Urban – In“ – në këtë projekt është Qendra Beogradase për të Drejtat e Njeriut./Danas/