Obradoviq: Komuna e Bujanocit, përveç rekomandimeve ka shkelur edhe Ligjin
Lokale

Obradoviq: Komuna e Bujanocit, përveç rekomandimeve ka shkelur edhe Ligjin

14.Feb.2015 18:42
0

Kryetari i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë (NUNS) Vukashin Obradoviq, në një prononcim dhënë portalin informativ Titulli.com ka konfirmuar shkeljet e fundit të Komunës së Bujanocit, me rastin e formimit të komisionit për vlerësimin e projekteve dhe programeve për mediume për vitin 2015.

Obradoviq, përveç që ka konfirmuar të sakta raportimet e fundit të portalit informativ Titulli.com për shkeljet që i bëri Këshilli Komunal, kur në pikën e 11 të propozim aktvendimit për formimin e Komisionit votoi pro emërimit të pesë anëtarëve që vijnë nga radhët e të punësuarve në organet e komunës, ai sqaroi se kjo përbërje është e kundërligjshme, sipas Rregullores së re të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit.

“Në Rregullore qartë shkruan se në komision duhet të ketë përfaqësues të shoqatave të gazetarëve. Kjo është shkelje e rekomandimeve por edhe e Ligjit. Komisioni mund të ketë tre apo pesë anëtarë, por gjithsesi në to duhet të ketë përfaqësues të shoqatave apo asociacioneve të mediave, dhe jo punëtorë të komunës”, tha për Titullin, Obradoviq.

Ai thekson, në qoftë se komisioni për vlerësimin e projekteve për media përbëhet nga tre anëtarë, atëherë komuna ka të drejtë të ketë vetëm një anëtarë, dhe në rast se komisioni përbëhet nga pesë anëtarë, komunës i lejohet të ketë dy anëtarë, ndërsa tre të tjerë duhet të vijnë nga fusha e medias.

Kryetari i Shoqatës së Pavarur të Gazetarëve të Serbisë Vukashin Obradoviq, tha se lidhur me këtë rast do të reagojnë, pasi caktimi i anëtarëve të komisionit në këtë mënyrë është i kundërligjshëm.

Portali informativ Titulli.com raportoi lidhur me shkeljet e fundit që u bënë në seancën e së enjtes të Këshillit Komunal të Komunës  Bujanocit, të drejtuar nga kryetari Nagip Arifi.

Për këto shkelje, ditëve në vijim, përveç shoqatave dhe asociacioneve vendore, Titulli do t’i njoftojë edhe organizatat tjera ndërkombëtare që mbrojnë median e lirë. /Titulli.com/

 

Të burgosurit për rastin e Dobrosinit në grevë urie në Prizren
PDSH do aktivizim në Bujanoc, nisë reformat (Foto & Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration