Objektet e banimit dhe ndërtesa ndihmëse në rajonin e Bujanocit (Shtëpi të vjetra, oda, hambare, koshe)
Kim Mehmeti, në librin : Shkupi : (Ese historike), Shkup, Logos-A, 2011, shkruan : "Në fillim njeriu jetoi nëpër shpella që ia kishte bërë gati natyra.Ai ishte pjesë e natyrës dhe qenie që i nënshtrohej asaj si gjithë gjallesat tjera. Do të mbetet enigmë se çka e shtyu njeriun ta prishte atë "kontratë" me vendbanimin e tij të quajtur natyrë e që ushqehej nga bindje se ai atë duhet ta ndryshojë, duke u mashtruar se nuk i takon ai natyrës, por natyra i takon atij. Dhe, kështu filloi të ndërtojë kasollat e para, me çka fillon periudha historike e vetmisë njerëzore, apo e ndjenjës së tij për pamjaftueshmërinë nga ajo që ka dhe atë që është"¦ dhe gëzohen kur gjejnë një gur të vetëm të ndonjë kështjelle të lashtë, apo një enë prej lloçi, të pjekur në kohët kur njeriu posa kishte zbuluar magjinë e zjarrit, me çka edhe filloi ta ketë më ngrohtë aty ku banonte, por edhe ta djegë tokën, f. 107.
Shkruan : Xhemaledin SALIHU;
Njerëzit dolën nga shpellat dhe u futën nëpër shtëpitë e tyre atëherë kur numri i tyre u rrit aq shumë sa nuk ishin të bollshme për strehim shpellat, e numri i të cilave mbeti i njëjtë sin ë fillim kur u banuan nga dykëmbësh…Mbase kështu filloi historia e krijimit të lagjeve dhe vendbanimeve e që sot ka arritur përmasat që një qytet të ketë aq banorë sa dikur kanë kasur kontinente të tëra.”(f.108)…Pra, Historia e themeleve dhe mureve, rrëfen edhe për fazat e zhvillimit të vetëdijes njerëzore, e cila kalon nëpër periudha kur ai ka ndërtuar duke përdorur si materiale ndërtimi atë që ia ka ofruar natyra-gurë dhe drurë…”./f.108/
Pasi njerëzit ndërtuan shtëpitë e tyre, të cilat i ndërlidhen në lagje, e lagjet e veta i ndërthurën në tërësi që përbënin vendbanimet e tyre, ata edhe filluan të identifikohen nëpërmjet adresave ku jetonin”./f.110/
“Objekte nga më të vlefshmet që ka nj vendbanim janq ato që në muret e veta bartin peshën e sa më shumë shekujve dhe ngjarjeve. Nga gjithë objektet e ndërtuara dikur, e që mund t’i shohësh edhe sot mbi këtë tokë, mbase më të dukshme janë kështjellat dhe urat”./f.113/
“Pa dyshim se Shqiptarët nuk kanë ndërtuar vetëm ura, por edhe kështjella, madje ata edhe shtëpitë ku jetonin i ndërtonin në formë fortifikatash mbrojtëse të quajtura kulla, e ku gjallronin ëndrrat e tyre jetësore dhe shpesh ato ëndrra i mbronin me armë në dorë”./f.115/
“Sa i përket entuziazmit ndërtues, shqiptarët edhe sot kanë mbetur të njëjtë si paraardhësit e tyre: i besojnë vetëm pasurisë së shndërruar në mure. Edhe në Shkup e rrethinë, ata ndërtojnë shtëpi të mëdha e të larta, shtëpi që janë në proporcion me iluzionin se pamja e shtëpisë dhe luksi në to, janë përcaktuese për portretin njerëzor të pronarëve të tyre.”/f.116/
“Në ambientet e banimit vend të rëndësishëm nëpër shtëpi të vjetra zinte Dhoma e Mysafirëve…Dhoma në fjalë kishte mjaftë kolorit, por me begati ngjyrash dominonte shtroja e dyshemesë… Në vendin ku uleshin mysafirët shtrohej Jani, i cili në mënyrë tradicionale ishte pajë nusërie, i punuar me vegla dore nga fije të dendura leshi, në të cilën dominonte ngjyra e kuqe, pastaj ngjyra e gjelbër, e verdhë dhe ajo e zezë….Pjesa tjetër e dyshemesë mbulohej me qilim, po ashtu të punuar në dorë…. Mbi to vendoseshin shiltet e postaqitë. Nën këto shtroje vendoseshin hasrat dhe çergat që kishin rolin mbrojtës nga lagështia dhe humbjen e nxehëtësisë. Pasi që ndeja ishte e organizuar me pozitë të trupit ulur në dysheme për t’u mbështetur për muri nevojiteshin Jastëkët. Këta mbështilleshin me pëlhurë ose kadife të kuqe dhe sipër tyre vendosej Jagia e bardhë”, shkruan Burbuqe A. Agushi, në librin : Burbuqe A. Agushi, Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik : (Monografi), Prishtinë, 2009, f.72,73.
Në Preshevës hasim edhe në ndërtesa ndihmëse: ahuri, plemja, hambari, koshi, koteci, mbistreha, kolibja e qenit, kuzhina verore, garazhi.
Shtëpi e vjetër e Raifit të Xadit të Xhelës në Breznicë të Epërme.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0558566, me gjatësi gjeografike: 470964.7, në lartësi mbidetare: 610 m.
Koshi i familjes Hyseni i Mëhallës së Ajllovitëve në Breznicë të Epërme është i ndërtuar në vitin 1952.
Ai gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0559234,me gjatësi gjeografike: 470996.6, në lartësi mbidetare: 585
Shtëpi e vjetër e Ajet Jahiut në Ramabuçë, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0561117, me gjatësi gjeografike: 4711677, në lartësi mbidetare: 658 m.
Shtëpi e vjetër e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc, një etno shtëpi, me të gjtha ndërtesat ndihmëse.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike:0562008, me gjatësi gjeografike: 471391.3, në lartësi mbidetare: 649 m.
Oda e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc, e cila gjendet në të njëjtat koordinata sikur shtëpia.
Sanduk i vjetër i miellit te shtëpia e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc.
Hambar në shtëpinë e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc
Koshi në shtëpinë e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc
Ballkoni i vjetër në shtëpinë e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc
Shtëpia e vjetër e Riza Shabanit në Dobrosin, sipas hulumtuesit nga Dobrosini, Halim Hasani, kjo shtëpi është e vjetër mbi 100 vjet.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0552331, me gjatësi gjeografike: 469989.4, në lartësi mbidetare: 627 m.
Shtëpi e vjetër e Vesel Hasanit në Verban, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 0555491, me gjatësi gjeografike: 469586.9, në lartësi mbidetare: 615 m.
Koshi në shtëpinë e Vesel Hasanit në Verban.
Koshi i familjes ë Stojadin Stoilkoviqit në Osllarë. Ai gjendet në kordinatat me gjërësi gjeografike: 4226094, me gjatësi gjeografike: 2143608, në lartësi mbidetare: 376 m.
Porta në shtëpinë e Lubomir Stojanoviqit në Osllarë, e mbrojtur me ligj dhe në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4226083, me gjatësi gjeografike: 2143559, në lartësi mbidetare: 366 m.
Shtëpi e vjetër e Mile Stojmenoviq nga Novosella në korodinatat me gjërësi gjeografike:4222809, me gjatësi gjeografike: 2146439, në lartësi mbidetare: 657 m.
Hambar në shtëpinë e Branko Cvetkoviqit në Bozhinjec, sipas hulumtuesit Dragi janjiq, në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4226023, me gjatësi gjeografike: 2145645, në lartësi mbidetare: 387 m.
Villa Jança në Zhuzhelicë e Vesna dhe Millovan Mitroviqit, një etno shtëpi me shumë ndërtesa ndihmëse.Para kësaj shtëpi ekipi hulumtues i projektit u fotografua me pronarët e shtëpisë.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4226530, me gjatësi gjeografike: 2147582, në lartësi gjeografike: 335 m.
Punëtori shtëpiake e Vesna Mitroviqit në Zhuzhelicë
Ndërtesa ndihmëse e Vesna dhe Millovan Mitroviqit.
Sanduku i miellit në shtëpinë e Vesna dhe Millovan Mitroviqit
Vjetërsi në shtëpinë e Vesna Mitroviqit
Punëtori e Farkatarisë në Bujanoc.
Sipas Mome Markoviqit, mjek i vjetër është e vjetër më shumë se 200 vjet, përpara në kohën e Turqisë, ka shërbyer si Han në Bujanoc.
Punëtoria gjendet në koordinatat më gjërësi gjeografike: 4227644, e gjatësi gjeografike: 2146115, në lartësi mbidetare: 352 m.
Shtëpi e vjetër në Bujanoc, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4227644, me gjatësi gjeografike: 2146115, në lartësi mbidetare: 352 m.
Shtëpi e vjetër në Klenik, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 4223329, me gjatësi gjeografike: 2153325, në lartësi mbidetare: 427 m.
Shtëpi e vjetër në Jabllanicë, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422010.5, me gjatësi gjeografike: 215438.2, në lartësi mbidetare: 452 m.
Shtëpi e vjetër në Llopardincë, me vjetërsi 150 vjet dhe në mbrojtje ligjore për vjetërsi. Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422941.7, me gjatësi gjeografike: 214635.5, në lartësimbidetare: 420 m.
Shtëpi e vjetër e Mustafë Hysenit në Nasalcë, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422318.1, me gjatësi gjeografike: 214449.6, në lartësi mbidetare: 455 m.
Kjo shtëpi është ndërtuar më 1911.
Shtëpi e vjetër e Haxhi Alisë në Samolicë, tashti pronë e familjes Mustafa, e ndërtuar në mbarim të shekullit XIX.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422319.8, me gjatësi gjeografike: 214449.4, në lartësi mbidetare: 455 m.
Shtëpi e vjetër e Nebi Hajdarit në Negoc, e ndërtuar më 1913/14, gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422228, me gjatësi gjeografike: 214522.5, në lartësi mbidetare: 508 m.
Shtëpi e vjetër e Ismail Sadikut në Bresiq, e ndërtuar më 1878. Familja Sadiku kanë ardhur dhe janë muhaxhir nga Ostrogllava.
Ajo gjendet në koordinatat me gjërësi gjeografike: 422734.5, me gjatësi gjeografike: 214129.6, në lartësi mbidetare: 360 m.
Përfundim
Shtëpia e vjetër në qendër të Bujanocit, karshi Gjykatës komunale, pas ndërtesës së banimit,
Etno-Shtëpia e Vesna dhe Millovan Mitroviqit në Zhuzhelicë, Etno-Shtëpia e Haxhi Xhavit Ramadanit në Muhoc dhe Shtëpia e Ismail Sadikut nuk janë në mbrojtje ligjore të shtit, andaj propozohen që të vehen në mbrojtje ligjore të Entit për Mbrojtjen e Monumenteve kulturore ne Nish apo Komuna e Bujanocit të gjeje formë ligjore për t’i mbrojtur nga shkatërrimi i tyre natyral por edhe nga dora e njeriutPoashtu propozojmë që në kuadër të një nisme të përbashkët të Shoqatës për Trashëgimi kulturore e Luginës së Preshevës, Shoqatës kulturore në Bujanoc dhe Shtëpisë projektuese në Bujanoc të hartohet një projekt për shtëpi-muze, ndërsa ndihmën financiare ta jep edhe komuna e Bujanocit.
Shtëpia në Bujanoc, në Bresiq dhe ne Muhoc janë shumë të përshtatshme për shtëpi-muze.
Shtëpia projektuese e Arbër Sadikut është kah punon projektin në meremetimin e ndonjërës prej këtyre shtëpivë-muze.
REFERENCAT
1. Hadzi-Vasiljevic, Jovan, Juzna Stara Srbija, Presevska oblast, knj. II, Beograd, 1913
2. Kostic, Mihajlo, Presevska kotlina, drustvena-geografska studija, Vranjski glasnik, knj V, Vranje, 1969
3. Trifunoski, Jov. F. Moravica, Skopje, 1948
4. Mehmeti, Kim, Shkupi : (Ese historike), Shkup, Logos-A, 2011
5. Agushi, Burbuqe A., Presheva me rrethinë në zhvillimin arkitektonik urbanistik : (Monografi), Preshevë,2012
6.Skender Rizaj : Kazaja e Preshovës 1896/97
7. Marija Kocic, Orijentalizacija materijalne kulture na Balkanu : Osmanski period XV-XIX vek, Bgd, 2010
8.Kadriu, Rexhep/Rexha i Lluçanit/, arkeolog amator, anëtar i Shoqatës së Numizmatikëve të Serbisë
9.Projekti i Shoqatës për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore i Luginës së Preshevës, me seli në Preshevë: “Trashëgimia e Bujanocit është edhe e jona” realizuar në vitin 2013/2014