Lokale
Nuk harrohet mësuesja Luljetë (foto)
Në varrezat e fshatit Tërnoc, sot, në katërvjetorin e vdekjes u përkujtua Luljeta Nazifi, mësuese në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc.
Në praninë e kolegëve, nxënësve dhe familjarëve u recituan poezi kushtuar mësueses si dhe u mbajt një fjalim nga mësuesi Sherif Ademi, raporton Titulli.
Në këtë organizim u përkujtuan momentet e bukura që kishin kaluar mësimdhënësit e kësaj shkolle me Lulen, si thirrej nga kolegët dhe shoqet, si dhe nxënësit e saj që sot, pas katër viteve të humbjes së mësueses, vazhdojnë në rrugën e mësimit dhe kulturës që ajo ia kishte drejtuar.
Pas recitaleve të mbajtura në ambientet e shkollës, në varrin e mësueses së ndjerë u vendosën kurora me lule.
Luljeta Nazifi ndërroi jetë më 13 shtatorë të vitit 2008, dhe në atë kohë kishte më se pesë vite që punonte në këtë shkollë fillore, me klasat e ulëta.
Ajo vdiq në rrugën magjistrale Preshevë – Bujanoc, disa metra larg fshatit Bilaç, në një aksident të rëndë komunikacioni.
Edhe në çastet e fundit të jetës ajo deshi të mësoj fëmijët, pasi në këtë udhëtim të fundit, mësuesja Lule ishte nisur për tek nxënësit e saj, në shkollën fillore “Muharrem Kadriu” në Tërnoc./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!