Ngriten akuza penale për shkak të lapidarit në Preshevë
Lokale

Ngriten akuza penale për shkak të lapidarit në Preshevë

26.Nov.2012 19:29
0
[caption id="attachment_41354" align="aligncenter" width="576"] Lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së para ndërtesës së administratës në Preshevë[/caption] Kryetari i Trupit Koordinues  për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë Zoran Stankoviq ka deklaruar sot se janë ngritur akuza penale dhe për kundërvajtje ndaj përgjegjësve për vendosjen e lapidarit të pjesëtarëve të UÇPMB-së në Preshevë. Stankoviq në konferencën për gazetarë ka thënë se lapidari është vendosur pa lejen përkatëse të Entit për mbrojtjen e monumenteve kulturore nga Nishi, përgjegjësve për ndërtim në atë shesh i cili rreth saj nuk ka qenë as i njoftuar, transmeton Titulli. Kryetari i Trupit Koordinues nuk ka bërë të njohur emrat e personave ndaj të cilëve janë ngritur këto akuza, përveç deklaratës se me ato akuza ngarkohen përgjegjësit për vendosjen e lapidarit. Ai ka shtuar se në territorin e tri komunave ku jetojn shqiptarët janë ngritur 15 monumente për pjesëtarët e UÇPMB-së, ndërsa ka edhe të tjerë lapidar që janë vendosur në mënyrë të njejtë edhe në Novi Pazar siç është lapidari i Aqif Efendisë. “Shteti duhet të marrë një qëndrim të përgjithshëm rreth kësaj pyetje”, ka thënë Stankoviq. Në retrospektiv të deklaratave të kryeministri të Shqipërisë dhe Kosovës, Sali Berisha dhe Hashim Thaçi në Shkup të cilët kanë folur për bashkimin kombëtar të shqiptarëve, Stankoviq ka përsëritur qëndrimin se jugu i Serbisë është pjesë e pandarë e Serbisë. Këtë, ka rikujtuar Stankoviq, e kanë thënë edhe zyrtarët më të lartë amerikan siç është sekretarja shtetërore Hillary Klinton, ndërsa të njëjtin qëndrim ia ka përcjellë edhe ambasada e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe, Majkëll Kirby dhe Majkëll Devenport, si dhe përfaqësuesit e BE-së dhe OSBE-së Vensan Dezher dhe Pola Tide. Sipas fjalëve të tij edhe përkundër faktit “paraqitet ndokush që thotë se duhet të vijë deri te këmbimi i territoreve” apo tendencave tjera./Titulli.com/
Politikanët e Luginës mendojnë vetëm për vete!
Rexhepi: Do ta çojmë kufirin deri në Vranjë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration