Lokale
Në vend të autobusit, traktori ! (foto)
Stacioni i autobusëve në afërsi të ndërtesës së Komunalisë, në hyrje të qytetit të Bujanocit, po shkakton tollovi në komunikacion.
Ky stacion (parking) që shërben për pranimin dhe zbritjen e udhëtarëve nga autobusët edhe matej është i paasfaltuar.
Mos asfaltimi i kësaj pjese të vogël bënë që autobusët të ndalojnë në rrugë dhe kështu të formohen kolona të gjata të pritjeve, në këtë rrugë kryesore për të hyrë në Bujanoc.
Për këtë problematikë Titulli kontaktoi Agim Halitin, drejtor i Drejtoratit për Ndërtim pranë kësaj komune, i cili tha se ky stacion i autobusëve do të futet në suazën e punimeve për plotësimin e gropave dhe së shpejti do të jetë në shfrytëzim.
Herë pas here, ky stacion autobusi po shfrytëzohet nga traktorët të cilët janë më të përshtatshëm për terrene të paasfaltuara./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!