Lokale
Në bisedime të përfshihet edhe Lugina (video)
Sikurse edhe në takimet me partitë e tjera politike, edhe në takimin me AAK-në, përfaqësues të Shoqatës nga Lugina e Preshevës, kërkuan që në bisedimet e ardhshme në mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihet edhe Lugina e Preshevës, raporton kosovapress.
Pas takimit, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, tha se me delegacionin e Shoqatës “Vatra” kanë diskutuar për problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët shqiptarë të Luginës dhe padrejtësitë të cilat u bëhen atyre nga autoritetet e Serbisë. Sipas Isufit, në takim është biseduar edhe për mundësinë e një trajtimi më të mirë të qytetarëve të Luginës, të cilët janë të shpërngulur në Komunën e Gjilanit.
“Sot kishim në takim delegacionin e shoqatës Vatra nga Kosova Lindore të cilët shprehen shqetësimet e tyre lidhur me pozitën e bashkëkombësve tanë në këtë pjesë të territorit. Po ashtu shfaqën brengën e tyre për një dyndje të shqiptarëve të kësaj pjese duke u vendosur në territorin Kosovës, duke ikur jashtë vendit. Kjo është një brengë që duhet të jetë edhe obligim i Qeverisë së Kosovës për interesim të pozitës së shqiptarëve atje. Në këtë pjesë, gjithashtu kemi të bëjmë edhe me represionin që po e bënë regjimi i Beogradit, i cili edhe me tutje mbi shqiptarët përdor dhunën, burgosjen, vrasjet dhe elemente të cilët e bëjnë të pasigurt jetën e shqiptarëve atje”, ka thënë Isufi./Titulli.com/
http://youtu.be/wFHKfWO9SIo
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!