Lokale
Ndihmat e para nga Shqipëria nesër arrin në Preshevë
[caption id="attachment_48276" align="aligncenter" width="614"] Erion Veliaj dhe kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama[/caption]
Në Preshevë gjatë mesditës së të premtes në shkollën fillore Prof “Ibrahim Kelmendi” arrijnë donacioni i parë nga Shqipëria. Erion Veliaj, sekretar i rinisë pranë Partisë Socialiste e Leart Kola përfunduan me sukses angazhimin në “Projektin Presheva” që kishin shpalosur të rinjët e Partisë Socialiste në Shqipëri.
Veliaj e Kola të cilët qenë present në këtë shkoll gjatë ekspozitës së Artan Lame “Itinerar historik, Flamuj Shqiptar” që gjatë rrugtimit në trojet shqiptare ndaloi dhe në Preshevë, nga udhëheqësia e shkollës u informuan se nxënësit e shkollës dhe vetë shkolla është në mungesë të materialeve që komuna e Preshevës nuk ka arritë ti siguroj.
Veliaj së bashku më rinin socialiste në Shqipëri dhe diasporë mblodhën fondet për ti siguruar filloristëve preshevar , harta historike e gjeografike, elemente kimike, mjete pune për kabinetet e kimisë e fizikës e shumë gjëra që shkolla nuk arrinte ti siguronte dotë, njoftojn aktivistët e K♪7shillit për të Drejtat e Njeriut në Preshevë, transmeton Titulli.
Ndryshe, këto ndihma sa modeste të Erion Veliajt e Leart Kolës për fëmijët e Preshevës, janë të parat që arrijnë në Preshevë nga atdheu ynë – Shqipëria. Paralelisht me këtë ngjarje, të rinjët e PS-së, nesër do të shpërndajn dhurata për festën e Vitit të Ri edhe nxënesve të shkollës fillore “Migjeni” në Caravajkë.
Bashkëpuntor për realizimin e këtij projekti ishte dhe Enkel Rexhepi, punonjës në shkollën fillore Prof “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë dhe activist i Këshillit për të Drejtat e Njeriut i cili për kë ndihmë u shpreh:
“ProjektiPresheva, si nismë erdhi nga Erioni me Leartin, ku unë si punonjës i shkollës dhe activist i KDNJ’s , i njohur dhe me gjendjen në shkollë, u ndjeva mirë të bëhem pjesë e këtij projekti, i cili ëshët projekt në vazhdimësi dhe ky është vetëm fillimi i bashkpunimit tonë me Erionin e të rinjt e Tiranës. Ndryshe në muajt në vijim Sekretari i Rinisë së PS-së Erion Veliaj do vazhdoj me projektin Presheva, e që ne pretendojm të ketë mbështetje nga të gjitha palët. Lugina Preshevës është pjesë e pandashme e kombit shqiptarë, por që sot administrohet nga Republika e Sërbisë, andaj si e tillë ka nevojë të mbështët edhe më tëpër me projekte të tilla, Erioni qoft shembull për shoqërinë në Shqipëri,dhe një gjë të tillë ne vazhdimisht po e kërkojm nga institucionet zyrtare të Shqipërisë”, ka thënë Rexhepi, duke shtuar se “retorikat patriotike nuk janë të kohës, dhe Presheva e Bujanoci sot kanë nevojë për ndihma të drejtpërdrejta e jo teori nacionaliste të cilat nuk i shërbejn mirqenies së qytetarve shqiptar të Luginës së Preshevës”, përfundon Rexhepi.
Përveç ndihmave në shkollë "Ibrahim Kelmendi" në Preshevë, po nesër të rinjët socialist do të vizitojn dhe Komunën e Bujanocit ku do të takohen me Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar z.Galip Beqiri.
Theksojm se Erion Veliaj nihet si mikë i qytetit të Preshevës dhe vizita e planifikuar për të premten është e tretë brenda këtij viti. Erion Veliaj javë më parë ka marrë dhe çmimin e Mirënjohjes së shoqërisë civile në Preshevë për kontributit e dhënë si shembull i qytetarit aktiv sa ishte udhëheqës i Lëvizjes Mjaft në Tiranë. /Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!