Lokale
Nagip Arifi shpallet Ambasador i Paqes (foto)
Në ambientet e ndërtesës së Ministrisë së Drejtësisë në Prishtinë, zv/kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi ka marrë çmimin e Ambasadori të paqes gjatë Konferencës Evropiane të Lidershipit.
Pas marrjes së këtij çmimi Arifi për Titullin u shpreh se “emërimi si Ambasadorë i Paqes Universale për mua është një nderë, por në të njëjtën kohë edhe një obligim që paqja të mbretërojë edhe në Luginë, pasi që kemi diskriminime të mëdha nga Qeveria në Beograd”.
Arifi më tej shtoi se do të punohet në drejtimin e ngritjes së çështjes së Luginës në nivelin më të lartë, jo vetëm në Ballkan por edhe në atë ndërkombëtarë.
“Shpresoj që në të ardhmen me ndihmën e ambasadorëve të paqes, si ish Presidentin Fatmir Sejdiu, prof Esat Stavilecin, Dr. Pajazit Nushin si dhe kryetarin e Paqes në Kosovë Hydajet Hysenin të dërgojmë çështjen e Luginës në organet më të larta ndërkombëtare”, përfundoi Arifi.
Kjo konferencë dyditore ishte e fokusuar në temën “Parimet dhe praktikat për sigurinë dhe paqen e qëndrueshme në Kosovë dhe Ballkan”, kurse në të morën pjesë Presidenti i Federatës së Paqes për Evropë Dr. Yong Cheon Song, Hidajet Hiseni Kryetari i Paqes Universale për Kosovë, Hajredin Kuqi dhe Ambasadorë të Paqes nga vendi dhe Bota.
Gjithashtu të ftuar ishin përfaqësues dhe personalitete të nderuara nga shumë vende Evropiane, udhëheqës të shquar nga Kosova, dhe vende të Ballkanit, ndërsa përveç zv/kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit, nga Lugina mori pjesë edhe kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.
Përveç Arifit, Federata e Paqes Universale ka ndarë edhe çmime tjera për fusha të ndryshme, duke e rritë kështu familjen e saj./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!