Në Gjilan hapet Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë
Lokale

Në Gjilan hapet Zyra për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

30.Dec.2014 20:07
0
omuna e Gjilanit ka hapur sot zyrtarisht Zyrën për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, e në ceremoninë e hapjes ka marrë pjesë kryetari Lutfi Haziri, kryesuesja Valentina Bunjaku Rexhepi, kryetari i lëvizjes "Vatra", Sejdulla kadriu, zëvendësministri në detyrë i MPB-së, Izmi Zeka, drejtori i Zhvillimit Ekonomik i Komunës së Bujanocit, Nexhat Behluli si dhe asambleistët e Kuvendit Komunal të Gjilanit.

“Sot me këtë rast sipas vendimit të Kuvendit dhe Rezolutës për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ne po e hapim sot këtë Zyre. Është realizuar sot një borxh i vogël ndaj bashkëqytetarëve tanë për të drejtat civile, për të drejta të barabarta dhe për mundësi të barabarta në Gjilan që do t’i garantojmë bashkë. Është vetëm një zyre që fillon t’i grumbulloj dhe t’i administroj problemet, për t’i përcjellë në qeveri për të ndikuar në ndryshim të ligjit dhe rregullim të dokumentacionit. Komisioni i Kuvendit Komunal, poashtu do të jetë për bashkëpunim dhe do të udhëhiqet nga këshilltari komunal, njeriu i cili është marrë me dekada për këtë punë, Sejdulla Kadriu, ndërsa koordinator i përkohshëm i kësaj zyre do të jetë dikush që punon në Komunën e Gjilanit”, ka thënë me këtë rast kryetari Lutfi Haziri, raporton 2lonline.com.

Kryetari i Lëvizjes “Vatra” Sejdulla Kadriu ka falënderuar kryetarin Haziri për kontributin e tij të madh për Kosovën Lindore, ndërsa u shpreh i bindur se që “kjo Zyre do të jetë një dritare e vogël që do t’i mbrojë interesat e komunitetit që jeton këtu dhe për edhe pakicës kombëtare që jeton në trojet etnike shqiptare – në Kosovën Lindore”.

Nga ana e tij, zëvendësministri në detyrë, Izmi Zeka, tha se institucionet komunale në krye me z. Haziri dhe qeverinë e Kosovës tashmë kanë filluar një përkushtim më esencial për pjesën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, duke vlerësuar se ky është vetëm një hap i madh dhe pritet të ketë reflektime të mëdha.

“Ne jemi vëllezër dhe për herë të parë po e them që e pres që një ditë edhe Presheva, Bujanoci dhe Medvegja të jetë pjesë e territorit të Kosovës ”, tha Zeka.

Ndërsa, drejtori i Zhvillimit Ekonomik i Komunës së Bujanocit, Nexhat Behluli, theksoi se ndihet mirë që kryetari Haziri ka realizuar premtimin, duke uruar që të jetë i mbarë ky fillim i komunikimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen. /Titulli.com/

Dëm pa kumtesën për heroin e kombit Skënder Kadriu-Presheva
Kamberi i shqetësuar: Bujanoci po humbet bërthamën kombëtare (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration