Mustafi thumbon Arifin: Pse këshilltarët komunal të Vuçiqit ta votuan buxhetin?
Ragmi Mustafi, ish kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar përmes një shkrimi ka thumbuar kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifi.
"Përderisa edhe në seancën e fundit kryetarit të Bujanocit, buxhetin komunal ia mbështeten disa keshilltar nga lista e Progresistëve serbë, nga se dy kuvendarë nga radhët e të parit komunës janë rebeluar dhe për të cilët flitet si janë bashkuar APN-së kryetarit Preshevës", ka shkruar mes tjerash Mustafi, transmeton Titulli.com.
Ragmi Mustafi në opinion flitet se është kandidat potencial për kryetar të komunës së Bujanocit në zgjedhjet e ardhshme lokale.
Postimi i plotë nga Ragmi Mustafi:
Kryetari komunës së Medvegjës, Dragan Kuliq sot ka dhënë dorëheqjen, në serinë e dorheqjeve të kryetarëve të komunave nga radhat e Progresistëve serbë të presidentit Vuçiq.
Kjo vie në një moment kritik, mesin e krizës Kosovë - Serbi, pas sulmit terrorist në Banjskë dhe protestave "kundër dhunës" në Beograd nga opozita.
Kryetari i Preshevës që kishte udhëhequr fushat të gërditshme kundër kryeministrit Kurti, kishte humbur shumicën para tre muajsh dhe ishte shpëtuar nga dy kuvendarët të zgjedhur në listën Progresistëve të Vuçiq.
Përderisa edhe në seancën e fundit kryetarit të Bujanocit, buxhetin komunal ia mbështeten disa keshilltar nga lista e Progresistëve serbë, nga se dy kuvendarë nga radhët e të parit komunës janë rebeluar dhe për të cilët flitet si janë bashkuar APN-së kryetarit Preshevës.
Në kohën kur kryetarët e komunave duhet të ftojnë bashkëqytetarët shqiptarë në vigjilencë, ruajtje të qetësisë, në mos reagim ndaj provikimeve të mundshme, çfarë do të ndodhë me kryetarin e Preshevës dhe të Bujanocit