Mustafi: Takim me Beogradin mbi planin 7 pikësh të Luginës, në fushën e arsimit
Me dyer të mbyllura në objektin e fakultetin ekonomik në Bujanoc është mbajtur takimi mes përfaqësuesve të Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe delegacionit nga ministria e Arsimit të Serbisë.
Sipas Ragmi Mustafit, temë diskutimi ishte rinisja e dialogut mbi planin “shtatë pikësh” në fushën e arsimit.
Në takim ishte ministri i arsimit, Branko Ruzhiq, ministrja për pakica dhe të drejta të njeriut dhe dialog, Gordana Çomiq, Ambasadori i OSBE-së në Beograd, Jaan Bratu dhe faktorë tjerë.
Takimi i sotëm për dialogun social “Plani shtatëpikësh, arsimi”, u organizua nga Ministria për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave dhe Dialogu Social, në bashkëpunim me Trupin Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës./Titulli.com/