Mustafi: Shqiptarët e Luginës s’do bëhen asnjëherë pjesë e shërbimit ushtarak të Serbisë
Lokale

Mustafi: Shqiptarët e Luginës s’do bëhen asnjëherë pjesë e shërbimit ushtarak të Serbisë

17.Jan.2024 20:16
0

Qeveria serbe po shqyrton rikthimin e shërbimit ushtarak të detyrueshëm në vend. Kjo ka ngjallur reagime te shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë paralajmëruar se do ta refuzojnë një iniciativë të tillë.

 

Ragmi Mustafi, këshilltar politik i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, tha se kjo iniciativë është e papranueshme për shqiptarët e Luginës.

Ai në RTV Dukagjini, tha se Serbia përmes kësaj iniciative do ta shtojë diskriminimin te komuniteti shqiptar në Luginë.

 

Mustafi tha se shqiptarët do ta refuzojnë në plotni këtë kërkesë të Serbisë.

“Është problematik dhe i papranueshëm për shqiptarët e Luginës së Preshevës, pasur parasysh historinë e kësaj ushtrie, kjo ushtri ka nxitur luftërat në ish-jugosllavi. Kjo ka ngritë tensione te qytetarët se si do të aplikohet. Ajo që është e ndishme për neve është se si Serbia aplikon ligje selektive si është ligji mbi vendbanimin për adresat që pasivizohen shqiptaret. Mendojmë që mund të përdoret e njëjta iniciativë për të shkaktuar probleme në Luginë”, tha ai.

“Janë disa aspekte, çdo iniciativë mund të përdoret presioni, mund të shtohet diskriminimi ndaj shqiptarëve. Natyrisht asnjë shqiptarë nuk do t’i përgjigjet kësaj iniciative për të shërbyer në ushtrinë serbe. Shqiptarët e Luginës kanë qenë të rreshtuar në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe për Medvegjë. Do t’i marrim masat për të refuzuar këtë iniciativë, dhe mosbindje qytetare”, vijoi ai.

Serbi: Mijëra persona protestojnë kundër rezultatit zgjedhor
Bislimi pret në takim Kamberin, flasin për pozitën e shqiptarëve në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration