MustafI: 451 persona të angazhuar në Luginë nga grantet e ndara të Kosovës
Lokale

MustafI: 451 persona të angazhuar në Luginë nga grantet e ndara të Kosovës

25.Mar.2023 08:12
0

Kryetari në detyrë i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Ragmi Mustafi ka shkruar për rezultatet e ndikimit nga Memorandum Bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar.

Postimi i tij në Facebook: 

451 PERSONA JANË TË ANGAZHUAR DIREKT NGA GRANTET E NDARA NË LUGINË DERI MË TASH!
 
Impakti i Memorandum Bashkëpunimit mes Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar me i madhi ndonjëherë në Luginë!
 
Përgjatë këtyre muajve, përmes projekteve të mbështetura nga KKSH dhe Qeveria e RKS, pas vëzhgimit të stafit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, konstaton se 451 persona janë të angazhuar direkt nga grantet e ndara.
 
Ky është impakti më i madh, më seriozi e më mirë zbatuar nga Republika e Kosovës tek shqiptarët e Luginës së Preshevës.
 
Përveç ringjalljes së jetës publike në Luginë të Preshevës, nga Këshillii Kombëtar Shqiptar, 451 persona po angazhohen dhe japin kontributin e tyre në fusha të ndryshme si arsimi, arti, kultura, teatri, letërsia, filmi dokumentar, trashigimia kulturore, trashigimia materijale e jo materijale, të rinjtë, gratë, televizionet, mediat, boksi, fudbolli, handbolli, basketbolli, ambienti, kuizi, gjimnazistët e 78 nisma dhe projekte të mbështetura në të gjitha fushat e jetës publike.
 
Së bashku me 4010 fillorist, 950 parashkollorë, 107 studentë, tanimë edhe 451 shqiptar, e që së bashku 5518 familje shqiptare, përmes Këshillit Kombëtar Shqiptar kanë ndjerë drejtpërdrejt dorën e Republikës së Kosovës në ekonomitë e tyre
Rama e thotë nga Londra: Marrëveshja e Ohrit njohje de fakto e Kosovës
Ministria shpalli zgjedhjet për Këshillin Kombëtar Shqiptar për 7 maj
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration