titulli.com
Lokale

Mustafa: Veriu të kushtëzohet me Luginën

16.Aug.2012 00:44
0
Ragmi Mustafa, kryetari i komunës së Preshevës, ka thënë se Lugina e Preshevës duhet të jetë pjesë e dialogut politik në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ai beson fuqishëm në liderët e institucioneve të Kosovës se do ta kushtëzojnë futjen e veriut të Kosovës në bisedime me Luginën e Preshevës. Në një intervistë për “Tribuna Shqiptare” kryetari Ragmi Mustafa thotë se ua kanë bërë të qartë institucioneve të Kosovës që pjesë e dialogut politik me Serbinë, gjithsesi duhet të jetë edhe zgjidhja e problemit të Luginës se Preshevës. “Përpjekjet që po i bënë Beogradi për të futur në dialog edhe veriun e Kosovës të njëjtën gjë duhet të bëjnë edhe përfaqësuesit e Kosovës që edhe Lugina e Preshevës të jetë pjesë e bisedimeve. Pa marrë parasysh se a do të jemi ne prezentë në dialog apo, për ne do të flasin shqiptarët e Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa. Duke folur rreth mundësisë së shkëmbimit të territoreve në mes të veriut të Kosovës dhe Luginës së Preshevës, Mustafa ka thënë se çfarëdo vendimi që sjellin autoritetet legjitimet të Kosovës, shqiptarët e Luginës së Preshevës do ta mbështesin fuqishëm./Titulli.com/
Iftari i Solidaritetit (video)
Praktikantet, sa kanë mësuar të sillen me pacientë?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration