Mustafa qetëson Serbinë: Rama s'do kërkojë bashkim kombëtar
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, tha sot se zyrtarët serbë në Beograd presin që kryeministri Rama të flasë në Preshevë, gjatë vizitës së tij atje, për Shqipërinë e Madhe.“Mendoj se mesazhet që pret qeveria serbe nga Kryeministri shqiptar për bashkimin kombëtar të të gjitha trojeve unë besoj se nuk do ta marrin. Është i vetëdijshëm Kryeministri shqiptar, sikurse dhe ne se këto janë proçese politike që do ti sjellë koha dhe nuk do të bëhen me deklarata.
Ato do jenë proçese që nuk do ndalen asnjëherë në historinë e njerëzimit. Në këtë kontekst nuk është i interesuar as Kryeministri shqiptar që të krijojë një destabilizim politik në rajon. Duke qenë i interesuar gjithmonë për integrime euro-atlantike. Në këtë drejtim nga albanofobia e serbëve gjithmonë shprehin skepticizëm se çfarë deklarate do të jetë”.
Zoti Mustafa bëri këto komente në një intervistë për Ora News, të cilën do ta ndiqni të plotë në emisionin “Balkan Magazine”.