Mustafa: Mbështetje e palëkundur për shqiptarët e Luginës nga qeveria Rama
Kryetari i PDSH-së dhe zëvendëskryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa ka qëndruar pë vizitë në Tiranë dhe është pritur nga ministrja e Shtetit për Marrëdhënie me Parlamentin, Elisa Spiropali.
"Ishte kënaqësi të takoja miqësisht znj. Spiropali të cilën e njoftova për situatën politike në vend dhe rajon, znj Spiropali u njoftua për problemet me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos çregjistrimin e shqiptarëve nga regjistri civil në administratën e policisë lokale. Ndërkohë është arritur dakordim që zgjidhja e vetme për shqiptarët e Luginës së Preshevës është Bashkimi i Luginës me Republikën e Kosovës", ka shkruar Mustafa në facebook.
Ai mëtje ka theksuar se takimi kaloi në një atmosferë të ngrohët e miqësore me ç’rast bashkëbiseduesit potencuan nevojën e zhvillimit të mëtejmë të marrëdhënieve shumë të mira në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
"Mbështetje e palëkundur për Shqiptarët e Luginës së Preshevës nga Qeveria e Kryministrit Edi Rama", shkroi Mustafa./Titulli.com/