Mustafa: Kosova urgjentisht ta bëjë pjesë të agjendës dhe asociacionin me shumicë shqiptare në Serbi (video)
Situata aktuale politike në Kosovë dhe ecuria e dialogut me Serbinë, lidhet çdo herë e me shumë me kërkesën e ndërkombëtarëve për themelimin e asociacionit të komunave serbe.
Ragmi Mustafa, aktualisht kryetar i autoritetit të Përkohshëm i Komunës së Luginës së Preshevës, në një intervistë për MCN lajme, vlerëson se dialogu mes dy vendeve është i domosdoshëm, dhe si ti tillë do të sjellë një marrëveshje të qëndrueshme mes dy vendeve.
Kryetari i Autoritetit të Përkohshëm i Komunës së Luginës së Preshevës, ka një kërkese imediate për qeverinë e Kosovës, me interes për popullin shqiptar të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
Sipas tij, Kosova duhet ta bëjë në mënyrë urgjente pjesë të agjendës në këto bisedime edhe Asociacionin me shumicë shqiptare në Serbi.