Lokale
Mustafa: Duam edhe ne të jemi pjesë e bisedimeve
Përderisa paralajmërohet pjesëmarrja e serbëve të veriut të Kosovës,si pjesë e ekipit të Serbisë, në dialogun politik me Kosovën,nuk ka paralajmërime se përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës mund të jenë në ekipin kosovar.
Kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa i tha Radio Dukagjinit se tash është faza e parë e dialogut dhe se më vonë do të shkohet në tema më të rënda, që nënkupton edhe çështjen e Luginës. Mustafa ka thënë se shqiptarët e Luginës nuk heqin dorë nga referendum i 22 marsit 1992.
Ai është i vetëdijshëm se faktori ndërkombëtar kundërshton ndryshimin e kufijve,por, shtoi se në rast se do të ketë pajtim të dy shteteve,nuk do të ketë problem që Lugina të bashkohet me Kosovën./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!