Mustafa akuzon Arifin:I turpshëm dhe shpifës
Lokale

Mustafa akuzon Arifin:I turpshëm dhe shpifës

21.Apr.2024 12:32
0

Ragmi Mustafa është vendosur në pozitën e kryetarit të Preshevës deri në zgjedhjet e ardhshme.

Mustafa e ka konfirmuar këtë në një prononcim të shkurtër për Klankosova.

“Shqiprim Arifi nuk ka pasur shumicën në Preshevë dhe për këtë arsye është larguar nga pozita e kryetarit”, ka thënë Mustafa.

Ai duke komentuar reagimin e Arifit, e cilësoi atë të turpshëm dhe shpifës, meqë ky sipas tij, nuk e ka pasur shumicën që nëntë muaj.

Mustafa potencon se në vendin e të parit të komunës është vendosur para dy dite. Ai gjithashtu theksoi se zgjedhjet e ardhshme do të mbahen më 2 qershor.

Përndryshe, Shqiprim Arifi ka njoftuar pasditen e së shtunës se është shkarkuar nga pozita e kryetarit të Preshevës.

Arifi ka thënë se shkarkimi i tij është bërë nga Beogradi në mesnatën e mbrëshme.

Ai thekson se kjo ka ndodhur pas kërcënimit të fundit të presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe pasi u dënua gjykata serbe për vendosjen e flamurit kombëtar shqiptar më 28 Nëntor.

Ragmi Mustafa emërohet kryetar i organit të përkohshëm, ai qeverisë tani me komunën e Preshevës
Dështon iniciativa për largim të kryetarëve në veri të Kosovës (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration