Musliu: I kemi të hapura dyert në programin EU Progres
Lokale

Musliu: I kemi të hapura dyert në programin EU Progres

02.Dec.2014 23:54
0
Kryetari i Kuvendit Komunal dhe Këshillit Kombëtar Shqiptare në Bujanoc, Jonuz Musliu, të martën në orët e vona të pasditës ka pritur në takim shefin e misionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport.

Në këtë takim të zhvilluar në ndërtesën e Administratës Komunale në Bujanoc, siç e ka vlerësuar Musliu, shumë të frytshëm, është biseduar për problematikën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

“Vizita e delegacionit të sotëm mendojë se është një përkrahje dhe njëherit kërkon që lidershipi shqiptarë të jetë më aktivë dhe më këmbëngulës si në kërkesat e tyre njashtu edhe në zgjidhjen e problemit të shqiptarëve”, u shpreh pas takimit kryetari Musliu.

Ai tha se dyert i kemi të hapura në programin  EU Progres që ta ndihmojmë qytetarin edhe në fushën e teksteve mësimore e kulturës.

Musliu theksoi se gjatë takimit është biseduar edhe rreth ndihmës së Këshillit Kombëtar Shqiptar si dhe Komunës së Bujanocit.

Shefi i misionit të Bashkimit Evropian në Serbi, Majkëll Davenport dhe Ambasadori i OSBE-së Peter Burkhard kanë qëndruar sot në Komunën e Bujanocit.

Ata kanë zhvilluar takime me përfaqësuesit e qeverisjes lokale, ndërsa kanë vizituar edhe vendin ku do të ndërtohet objekti i Fakultetit Ekonomik të Suboticës, dega në Bujanoc. /Titulli.com/

Nxënësit kundër diskriminimit (Foto)
Taipi në garë për futbollistin e vitit në Zvicër
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration