Musliu: Emërimi vetëm i serbëve në pozitat udhëheqëse të Trupit Kordinues, anashkalimi i shqiptarëve
Lokale

Musliu: Emërimi vetëm i serbëve në pozitat udhëheqëse të Trupit Kordinues, anashkalimi i shqiptarëve

03.Jul.2023 07:38
0

Shqprim Musliu, kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik ka reaguar ndaj vendimit të qeverisë së Serbisë pë emërimet në pozitat udhëheqëse të Trupit Kordinues për komunat e Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Postimi i tij në Facebook: 

Ajo që e themi shpesh se çka është e juaja është edhe e imja, e ajo çka është e imja është veç se e imja, po dëshmohet çdo ditë nga pushtetarët serb.
 
Emërimi vetëm i serbëve në pozitat udhëheqëse të Trupit Kordinues dhe anashkalimi i shqiptarëve bie ndesh me parimet e marrëveshjes së vitit 2009, ku për hirë të përfshirjes së serbëve në pushtetin lokal në mandatin 2008-2012, qeveria e atëhershme inicoi një sërë masash dhe premtimesh për integrimin e shqiptarëve në institucionet vendimmarrëse republikane por që ato premtime kanë mbetë vetëm në letër.
 
Kjo edhe njëherë tjetër po e dëshmon paragrafin e parë, se për vetën këta lypin edhe atë çka aspak nuk i takon.
 
Ndërkohë nëse ngrejmë paralelen me të drejtat që serbët kërkojnë në Kosovë, për shqiptarët në Serbi tash e mbi 20 vite kemi një diskriminim të thellë si të përfaqësimit e integrimit por edhe të minimum respektimit të të drejtave për komunitetin shqiptar që burojnë nga ligjshmëria dhe kushtetutshmëria e këtij vendi.
 
Përpos reagimit publik, do të reagojmë edhe tek aleatët tanë ndërkombëtarë që për këto shkelje dhe mosrespektim të marrëveshjeve të shtojnë trysninë e të ndërmarrin masa konkrete.
Sinani: Serbia me qëndrime radikaliste ndaj Luginës së Preshevës
PD shënon 12 vjetorin e themelimit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration