Murati: Zgjidhje e përhershme e problemit shqiptaro-serb është ndryshimi i kufijve
Lokale

Murati: Zgjidhje e përhershme e problemit shqiptaro-serb është ndryshimi i kufijve

28.Oct.2020 07:08
0

Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka ripërsëritur se e vetmja zgjidhje e përhershme e problemit shqiptaro-serb është ndryshimi i kufijve

“E vetmja zgjidhje e problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë  është ripërcaktimi i kufijve, zbatimi i të drejtës për vetëvendosje dhe për bashkim të shqiptarëve në Kosovën Lindore, atje ku shqiptarët janë shumicë dhe kanë vazhdimësi territoriale me Kosovën dhe njëkohësisht e drejtë e njëjtë të zbatohet edhe për serbët në tri komunat veriore, atje ku janë shumicë’, tha Murati në emisionin “DPT te Fidani” në T7.

 

“Kjo është diçka që ne e kemi shkruar në letër prej vitit 2010. Nuk ka qenë ide popullore sidomos me bashkësinë ndërkombëtare e cila një kohë të gjatë ishte për mos ndryshim të kufijve”, shtoi ai.

Ai thotë se ata janë për ripërcaktim të kufijve dhe jo shkëmbim territoresh.

 

“Bindja jonë është që është e vetmja zgjidhje e drejtë që krijon paqe në mes të dy popujve dhe gjithashtu ia hapë Kosovës mundësitë që ta ndryshojë edhe Kushtetutën e vetë sepse kemi një Kushtetutë e cila na len hoxha shumë jofunksional’, tha Murati.

Ambasadori rus në Serbi: Marrëdhëniet bilaterale dhe Kosova në fokus të vizitës së Lavrovit në Beograd
Rexhepi: Diskutimet për buxhetin e komunës dhe premtimet po rezultojnë si “flluska sapuni”
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration