Mungesa e vitaminës B12 dhe rreziku nga Covid-19
Në vazhdën e studimeve që po kryejnë shkencëtarët për të zbuluar sa më shumë rreth COVID-19 është zbuluar një fakt interesant për vitaminën B12. Mungesa e kësaj vitamine në organizëm në këtë kohë pandemie është problem sepse rrit rrezikun e vdekshmërisë nga COVID-19 tek njerëzit dhe veçanërisht në moshën e tretë. Mungesë e vitaminës B12 mund të mos diagnostikohet siç duhet në disa raste, megjithatë pasojat e një gjëje të tillë mund të jenë fatale për dikë të prekur nga koronavirusi.
Nivelet e pamjaftueshme të B12-s ëmund të nënshtrojnë sistemin imunitar dhe të pengojnë aftësinë e trupit për të prodhuar antitrupa ndaj infeksioneve virale. Mangësi të rënda të vitaminës B12 madje mund të shkaktojnë hiperomocisteinemi, një gjendje që mund të shkaktojë mpiksjen e gjakut fatal në tru, mushkëri dhe këmbë të ulët.
Sasia E Nevojshme E Vitaminës B12
Suplementët e vitaminës B12 ofrojnë mbështetje premtuese për shëndetin e trurit dhe të gjithë organizmit Por përvec suplementëve që shiten në farmaci, vitaminën B12 mund ta merrni edhe nëpërmjet ushqyerjes së shëndetshme. Nivelet e vitaminës B12 përcaktohen falë analizës së gjakut. Nivelet normale të saj konsiderohen nga 200 deri në 900 pikogramë/ milliliter (pg/ml). Shumica e ekspertëve bien dakord se çdo nivel nën 200 pg/ml përbën një mungesë të vitaminës në gjak. Ekspertë të tjerë këshillojnë se edhe niveli 350 pg/ml është optimal.
Burimet Më Të Mira Ushqimore Të Vitaminës B12
Kjo vitaminë e rëndësishme gjendet në ushqime të ndryshme siç janë: peshku, mishi, shpendët, vezët, qumështi dhe nënproduktet e tij. Vitamina B12 nuk gjendet tek ushqimet bimore por drithërat që konsumohen me qumësht në mëngjes janë të pasuruara me këtë vitaminë. Sardelet në veçanti janë të pasura me vitaminën B12 .
Një sasi prej 150 gramë sardele përmban 200% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Trofta është një shembull tjetër i një burimi të shkëlqyer të vitaminës B12. Një sasi prej 100 gramë troftë ofron 125% të dozës së rekomanduar ditore të vitaminës B12. Nga ana tjetër, një sasi prej 200 gramë salmon të pjekur ofron 80% të dozës së rekomanduar ditore të kësaj vitamine të rëndësishme./AgroWeb