Muhoci mban "Takimin e Vendlindjes", Malësia më 3 gusht
Në oborrin e shkollës fillore "Migjeni" në Muhoc të dielën është mbajtur "Takimi i Vendlindjes" në të cilin kanë marrë pjesë dhjetëra vendas, të shpërngulur e mërgimtar nga ky fshat i Malësisë së Bujanocit.Manifestimi tradicional filloi në orën 15:00 dhe ishte organizuar nga Këshilli Organizues i fshatit Muhoc. Me një program të begat kulturorë u nderuan edhe mërgimtarët që këto ditë po qëndrojnë për pushime në vendlindje, raporton Titulli.
Vlen theksuar se Malësia e Bujanocit para manifestimit të së dielës në Muhoc kishte paralajmëruar edhe një organizim të ngjashëm, në të cilin do të jenë të përfshirë shumë fshatra të këtyre trevave shqiptare.
“Takimet e Vendlindjes Zarbica 2014” është caktuar që të mbahet më 3 gusht, kurse sipas organizatorëve në këtë manifestim do të përfshihen të gjitha fshatrat shqiptare të Malësisë së Bujanocit./Titulli.com/