Mjeshtri i shumë gjeneratave të karatesë në Luginë, seminar në Bujanoc
Nën organizimin e Karate klubit "Bushido" nga Tërrnoci, me datë 13 dhjetor do të organizohet një seminar i cili do të udhëhiqet na Sensei Bejar Fazliu (6th DAN), që njëherit është edhe instruktor me licencë internacionale nga ITKF.Ky seminar mbahet në sallën e sportit “Rinia” në Bujanoc dhe ndahet në dy termine, termini i parë prej orës 10-12 Kihon – vetëmbrojtje dhe Termini i dytë prej orës 14 deri 16 për Kata – aplikacioni i katës.
Ushtrimi i parë ka të bej me teknikat bazë dhe principet e mekanikës së trupit në realizimin e teknikës së karatesë së kombinuar me shkathtësitë e vetëmbrojtjes. Pjesa e dytë do të përqendrohet në ushtrimin e një Kate mjeshtërore dhe aplikimin e elementeve të saj në funksion të vetëmbrojtjes (Kata Bunkai)”, ka shkruar në profilin tij në facebook Bejar Fazliu, sensei 6 Dan.