Mitroviq drejtor i Trupit Koordinues për Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë: Përgjegjësi e madhe para qytetarëve, rroftë Serbia
Qeveria e Serbisë emëroi Nenad Mitroviq, për drejtor të Shërbimit të Trupit Koordinues për komunat e Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.
Këtë e ka bërë publike vet Mitroviq pasi ka publikuar vendimin në facebook, përcjellë Titulli.com.
"Është nder i jashtëzakonshëm të jesh pjesë e Qeverisë së Republikës së Serbisë dhe përgjegjësi e madhe para qytetarëve. Rroftë Serbia", ka shkruar Mitroviq në Facebook.
Nenad Mitroviq është deputet popullor dhe kryetar i progresistëve të Bujanocit.
Në pozitën e drejtorit, Mitroviq do të zëvendësojë Danijela Nenadiqin, e cila e mban këtë pozitë që nga viti 2011./Titulli.com/