Minatorët në Medvegjë nuk do të radikalizojnë grevën
Lokale

Minatorët në Medvegjë nuk do të radikalizojnë grevën

05.Feb.2015 11:12
0
Minatorët e minierës së Lecit nuk do të radikalizojnë grevën dhe nuk do të bllokojnë aksin rrugor Medvegjë-Leskoc. Ata pritet që ditën e hënë (9 shkurt) të mbajnë edhe një takim në të cilin pritet të vendoset për masat e mëtejshme lidhur me grevën e tyre, shkruan mepress.

Ndonëse afati pesëmbëdhjetë ditorë i cili i është dhënë udhëheqësisë së firmës për zgjidhjen e kërkesave të tyre në emër të pagave dhe kontributeve të papaguara skadon nesër, ata nuk do të radikalizojnë grevën por kanë vendosur që të hënën të mbajnë takimin e radhës në të cilin do të diskutojnë për hapat e mëtejmë.

Gjatë kësaj periudhe kohore minatorët do të vazhdojnë të qëndrojnë në grevë duke respektuar minimumin e punës.

Para katërmbëdhjetë ditësh minatorët e minierës së Lecit i kanë dhënë afat pesëmbëdhjetë ditorë udhëheqësisë së firmës që të sigurojë zgjidhje për obligimet e pashlyera ndaj punëtorëve. Pas këtij ultimatumi minatorët kanë hyrë në grevë me ndërprerje të punës duke respektuar vetëm minimumin ligjor.

Valton Jakupi i përgjigjet kritikave të evropianëve, kërkon fond për kulturë e integrim
Zvogëlohen mjetet për Këshillin Kombëtar Shqiptar, drejtuesit heshtin
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration