Lokale
Më 28 nëntor, në orën 10:15 Lugina do të hyjë në Vlorë (video)
Një rrugëtim i gjate dhe simbolik drejt qytetit te flamurit. Një grup burrash nga Gjilani dhe Lugina, po përshkojnë në këmbë rrugën nga Kosova drejt Vlorës, ashtu siç beri 100- vjet me parë Isa Boletini.
Pavarësisht moshës se tyre mbi të 60-at, ata shprehen se në 28 nëntor, në orën 10.15 do të hyjnë në Vlorë për të çuar flamurin e Isa Boletinit.
Me një vullnet dhe patriotizëm për tu admiruar, grupi i shqiptarëve tregon se sipas një plani të bërë prej tyre, çdo ditë ecin me dhjetëra kilometra, raporton vizion plus.
Ushqimi, fjetja dhe çdo shpenzim tjetër qe u duhet për këtë rrugë shumë të gjatë mbulohet me paratë e tyre. Për ta, patriotizmi ka më shumë vlerë se çdo gjë tjetër.
Rrugës përshëndeten nga makina e qytetare shqiptarë të cilët në disa raste tregojnë solidaritet ndaj tyre. Kjo nismë sa e veçantë aq dhe e mundimshme është ideuar 2 muaj me pare, nga 4 burra: Ekrem Avdiu nga Gjilani, Dilaver Musliu nga Presheva, Gani Shaqiri nga Bujanoci dhe Nazim Ajdini nga Medvegja.
Me ta u bashkuan dhe të tjerë të cilët 2 jave më parë e nisën rrugëtimin e gjatë dhe simbolik drejt Vlorës historike./Titulli.com/
http://youtu.be/G6dCNN2Wifg
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!